Kapet 39-vjeçari i rrezikshëm
Policia e Korçës ka vënë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale Dh.Sh., i shpallur në kërkim.
Kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve dyshohet se ai është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri. Policia thotë se ky person tansportonte në drejtim të vendit tonë të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë./tvklan.al