Kapet “bisha”, nuk do ta besoni çfarë gjetën brenda tij
Ky është momenti i pabesueshëm kur një gjuetar pitonësh ngre me ndihmën e disa burrave të tjerë një gjarpër masiv, 5 metra të gjatë.
Dusty "The Wildman" Crum e kapi zvarranikun në Everglades, të Floridas, një zonë e cila nuk ka pak të tillë. I mbiquajtur nga banorët si "bisha", ai u mat dhe u regjistrua si gjarpëri më i madh i kapur ndonjëherë më parë në një park kombëtar. Crum u punësua nga autoritetet në Floridan e Jugut për të pastruar zonën nga grabitqarët. Si të mos mjaftonin përmasat e tij gjigande, pitoni i kapur ishte edhe shtatzënë. Brenda tij u gjetën 78 vezë. Pitonët grabitqarë po dëmtojnë natyrën në këtë zonë të Floridas, duke zhdukur disa lloje kafshës që ndodhen atje, për këtë arsye autoritetet po ndërhyjnë për të shpëtuar ekosistemin./tvklan.al