
Kapet drogë me vlerë 2 mln euro, vinte nga Shqipëria…
Mbi 500 kilogramë marijuanë, e cila transportohej me anë të një motoskafi të fuqishëm dhe që ishte gati për t’u shkarkuar në brigjet e Barit është kapur nga autoritetet italiane.
Droga, që sipas mediave fqinje me shumë gjasë vinte nga Shqipëria, nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi dy milionë eurove. Ajo u zbulua dhe sekuestrua nga roja kufitare në ujërat e Cala Corvino, në Monopoli.
Me të kuptuar se ishin zbuluar nga autoritetet, trafikantët kanë arritur të largohen me anë të dy furgonave që do të përdoreshin për transportin e drogës.
Në skafin e përdorur për transport u gjet edhe ngarkesa e drogës e braktisur nga korrierët./tvklan.al