Kapet drogë në portin e Durrësit – (4 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Forcat e policisë së Durrësit kapën sot rreth 20 kg heroinë dhe kokainë të pastër me anijen shqiptare të tonazhit të vogël “Steven”, e cila do të trafikonte drogën në drejtim të italisë, bën të njohur burime pranë Ministrisë së Rendit Publik. Sipas burimeve në këtë trafik ishte implikuar një grup prej 9 personash, të cilët u kapën dhe u arrestuan nga policia e Durrësit.
Përsonat e arrestuar janë Halil Hoti, pronar i aninjes, Sokol Hoti, Nexhat Koçi, Edmond Gjoni, Ismil Lusha, Lulzim Meta etj. Bëhet e ditur se sekuestrimi i drogës dhe ndalimi i personave që e trafikonin atë u krye si rezultat i një operacioni të drejtorisë së policisë së prefekturës së Durrësit.
Sasia prej 20 kg heroinë të pastër në portin e Durrësit, renditet fill pas rastit më të njohur, atë prej 39 kg heroinë e sekuestruar po në Portin e Durrësit, në kohën e Ministrit të Brendshëm Agron Musarai. Shuma financiare që mund të konvertoj sasinë e kapur sot është 700 milion lekë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj