Kapet francezi me 100 kg eksploziv
Policia ukrainase mban të arrestuar një 25-vjeçar francez pasi u kap me një sasi të madhe lëndësh eksplozive dhe armë përmes kufirit me Poloninë.
Mediat franceze njoftojnë se i riu ka rrëfyer se po planifikonte sulme terroriste në Francë. Të paktën tre raketë-hedhëse, disa kallashnikovë, rreth 100 detonatorë dhe më shumë se 100 kilogramë lëndë eksplozive u gjetën në automjetin e 25-vjeçarit.
Ai nuk ishte një përkrahës apo militant i ndonjë organizate terroriste, por një simpatizant i të djathtës ekstreme, të Marine Le Pen.
Nga kontrolli në banesën e tij në Francë, policia gjeti disa materiale për prodhimin e bombave.
Sipas autoriteteve franceze, 25-vjeçari nuk kishte precedentë penalë.
Tv Klan