Kapet i dënuari me 7 vjet burg
Një person i dënuar me 7 vite heqje lirie është arrestuar nga policia në Mirditë. Sipas burimeve zyrtare, në pranga përfundoi Algert Mikeli, një 35-vjeçar me banim në Mirditë, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””
, sqaron policia në një njoftim për mediat.
/tvklan.al