Kapet i dyshuari për vrasjen e Murataj


Kapet i dyshuari për vrasjen e Murataj

20:00 18/06/2016

Për një prej vrasjeve më të zhurmshme, të ndodhur rreth dy vite më parë në Durrës,  tashmë nën pranga është një prej të dyshuarve kryesorë si autor i ngjarjes.

Bedri Haka 22 vjeç banues në fshatin Zezë-Nikel, të Fushë-Krujës, u vu në pranga për vrasjen e Leonard Muratajt mbrëmjen e 18 Nëntorit të 2014-ës, në një lokal në qendër të Durrësit.

Sequence 01.Still004

Biznesmeni 49-vjeçar u ekzekutua me 6 plumba nga dy armë të ndryshme.

5 ditë më vonë, në 23 Nëntor Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin, i cili sipas Prokurorisë e ka kryer vrasjen në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë.

Haka u arrestua mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushk, ku ka tentuar t’i largohet policisë e cila e kishte rrethuar. Për ta neutralizuar, Forcat RENEA qëlluan disa herë në ajër duke e bllokuar me makinë dhe detyruar të ndalonte.  Në kërkim për të njëjtën ngjarje janë dhe dy persona të tjerë.

Makina e Bedri Hakës me targa Kruje, u gjet mbrëmjen e krimit e braktisur në Vorë. Familjarët e tij dhe ai personalisht kanë deklaruar se makina iu ishte vjedhur nga persona të paidentifikaur në oborrin e banesës dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e Muratajt.

Viktima Leonard Murataj sipas policisë, ka qenë person i njohur në fushën e krimeve ndaj jetës dhe të trafikut të lëndëve narkotike dhe vrasja e tij dyshohet të jetë bërë me pagesë për larje hesapesh dhe hakmarrje.

Tv Klan





Të ngjashme