Kapet i kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë
Skerdi Sina 21 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin e datës 23.12.2016, ka caktuar masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.
Sina më datë 01.12.2016 në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me armë të ftohtë thikë, shtetasin K.A., 20 vjeç.
/tvklan.al