Kapet i riu, plagosi një person
Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së mbrëmjes së të enjtes. Në pranga ka rënë Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.
Ngjarja ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dhe dyshohet se i riu ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
/tvklan.al