Kapet i superkërkuari i Durrësit – (29 Mars 2001)


Kapet i superkërkuari i Durrësit – (29 Mars 2001)

22:19 29/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është Dashamir Domi 33-vjeç. Super i kërkuari i policisë shqiptare është kapur pasi është kthyer nga Gjermania. I dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Durrësit, ai është larguar nga burgu në vitin 1997, pa kryer dënimin. Dashamir Domi akuzohet që nga viti 1992, për vrasje së bashku me vëllain e tij të bashkëfshatarit Lulëzim Kuçi.

Disa ditë më parë, Dashamiri pasi është kthyer nga Gjermania, në fshatin Bilalas, ku banon familja e tij është pikasur nga agjentët special dhe është arrestuar. Tashmë Domi i është rikthyer qelive të burgut, për të shlyer dënimin e mbetur. Dashamir Domi është i kërkuari i 13 që policia e Durrësit ka arritur të kap për këtë vit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme