Kapet ish-shefi i Inteligjencës të Maqedonisë

Ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov

Kapet ish-shefi i Inteligjencës të Maqedonisë

22:00 20/11/2018

Pas Nikolla Gruevskit, Gjykata Themelore e Shkupit urdhëron arrestin edhe për ish-shefin e inteligjencës Maqedonase, Sasho Mijallkov, një nga njerëzit më të ngushtë të ish-kryeministrit.

Për Mijallkov u caktua masa paraprake “arrest me burg” 30 ditë që do t’i vuajë në burgun e Shutkës, ku duhet të mbahej edhe Nikolla Gruevski.

Prokuroria Speciale kërkoi arrestin e ish-kreun e Shërbimeve Sekrete për shkak të rrezikut të arratisjes së tij, sikurse ndodhi me ish-kryeministrin.

Ai akuzohet për 4 vepra penale, mes tyre, për tortura në kohën kur drejtonte inteligjencën dhe rasti i njohur si “Titanik 2”, që ka të bëjë me tentativat për ryshfet në zgjedhjet e vitit 2013.

Tv Klan






Të ngjashme