Kapet italiani me 14,5 kg kanabis
Një shtetas italian është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, i dyshuar për trafik droge. Lorenzo Pratti u arrestua në vijën e dytë të pikës kufitare të Muriqanit.
Efektivet e policisë kishin dyshime dhe pas kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte policia gjeti 14,5 kilogramë kanabis.
24-vjeçari e kishte fshehur drogën në pjesën e sendileve dhe gomat e para të automjetit siç e tregojnë edhe këto fotografi.
Mbi 24-vjeçarin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe rrezikon burgim deri në 7 vite.
Grupi hetimor do të marrë në pyetje 24-vjeçarin për të parë nëse kemi të bëjmë më një linje trafiku apo ishte hera e parë që ia tentonte të transportonte droge. Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Italia.
Dy ditë më parë po në pikën kufitare të Muriqanit u arrestua një tjetër italian. Në pranga ra 58-vjeçari Marco Cavanna .
Në çantën e dorës së tij u gjetën 124 gramë kanabis. Gjatë këtij aksioni u arrestuan edhe dy shqiptare të cilët udhëtonin me italianin./ TV KLAN