Kapet kamioni me 705 kg hashash në port


Kapet kamioni me 705 kg hashash në port

15:15 07/06/2017 https://youtu.be/6jL3MG8KZDM

Në këtë kamion u gjet e paketuar 705 kg kanabis.  Lënda narkotike ishte fshehur mes arkave me perime dhe kishte si destinacion Italinë.

Shoferi i mjetit është një maqedonas, i identifikuar si Kiril Filev, i cili  u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Veç tij, burimet të policisë së Durrësit thanë se është identifikuar edhe pronari i ngarkesës me perime. Një person tjetër po hetohet si porositësi i ngarkesës me drogë.

Lënda narkotike, dyshohet se është ngarkuar ngarkuar në një zonë mes Kavajës dhe Lushnjes, ku policia po kryen kontrolle. Pas informacioneve se në kamion kishte të fshehur lëndë narkotike, policia dhe dogana e Durrësit vendosën që kamioni të kalonte në skaner, ku u zbulua hapësira e dyshimtë e mbushur me pakot me kanabis.

Kjo nuk është hera e parë që porti i Durrësit përdoret si pikë dalje e drogës. Në muajin shkurt dhe mars u kapën afërsisht 10.5 ton kanabis sativa në dy ngarkesa të ndryshme që transportoheshin me kamionë. Më 5 shkurt në Venecia, karabinierët bllokuan një kamion me 8 ton kanabis që udhëtonte në autostradë, pak pasi kishte dalë nga porti i Venecias, ndërsa kishte udhëtuar nga Shqipëria.

Me 31 mars në portin Ankonës, një tjetër kamion që transportonte 2.5 ton kanabis u kap nga policia italiane, ndërsa kamionisti shqiptar u arrestua. Në të dy rastet lënda narkotike kishte kaluar nga porti i Durrësit.

 

/ TV KLAN

 

 





Të ngjashme