Ndalohet kamioni me heroinë në Bari, arrestohet shoferi shqiptar


Ndalohet kamioni me heroinë në Bari, arrestohet shoferi shqiptar

16:23 04/12/2017

Autoritetet italiane goditën një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Bëhet fjalë për një sasi prej 2.5 kilogramë heroinë e fshehur brenda një kamioni në një vend të krijuar posaçërisht. Droga u gjet gjatë kontrollit në Portin e Barit, ndërsa shoferi u arrestua. Ai është 50 vjeç nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.

Heroina ishte ndarë në pesë pako të ndryshme dhe ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Atij ju sekuestruan disa celularë. Hetimet janë duke vijuar për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /

tvklan.al






Të ngjashme