Kapet “mat” 40 – vjeçarja shqiptare, po vidhte një xhaketë


Kapet “mat” 40 – vjeçarja shqiptare, po vidhte një xhaketë

20:49 24/09/2016

Me pajisjet e vendosura në çdo produkt që ndodhet në dyqan dhe kamerat e sigurisë, tashmë vjedhjet në to duhet të ishin pjesë e së shkuarës.

Por siç duket ka ende njerëz që mendojnë se mund t’ia dalin mbanë për të vjedhur produkte nëpër dyqane.

Ky është edhe rasti i një shqiptareje 40 – vjeçare, e cila tentoi të vidhte një xhaketë në një dyqan, në Aquila të Italisë.

Sipas mediave të vendit fqinj, ajo e kishte futur një xhaketën në çantë kur tentoi të dilte nga dyqani, por për fatin e saj të keq nisi të binte alarmi. Kjo bëri që punonjësit të kontrollonin në çantën e saj duke gjetur dhe mallin e vjedhur.

40 – vjeçarja , identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, kishte hequr një prej pajisjeve të vogla që ndodhen në veshje, por nuk e kishte vënë re se në të ndodhej dhe një tjetër.

Drejtuesit e dyqanit njoftuan policinë, që e shoqëroi gruan./tvklan.al






Të ngjashme