Kapet me shotgun dhe kallash 20-vjeçari (Emri)


Kapet me shotgun dhe kallash 20-vjeçari (Emri)

09:43 28/11/2020

Në pranga edhe dy shokët e tij

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një të ri, i cili në makinën ku udhëtonte mbante armë.

Denion Fiku, 20 vjeç, u kap në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i Fikut për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Ndërkohë dy shokët e tij Saimir Hallaçi, 24 vjeç dhe Andi Çuni, 25 vjeç, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me  Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme