Kapet në aeroportin e Rinasit i kërkuari ndërkombëtar
Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin e Rinasit sapo ka hyrën në vendin tonë.
Ai është Eduart Dushaj, i dënuar me 13 vite burgim nga autoritetet italiane për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.
Dushaj u kap falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Policisë Kufitare të Rinasit.
I dënuar nga Gjykata e Genovas në Nëntor 2020, Eduart Dushajt i kanë mbetur edhe 10.2 vite burgim.
Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /tvklan.al