Kapet gomonia 12 metra, dyshohet se do përdorej për trafik
Rreth orës 23:00 të së martës policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia kapën një gomone me motorë të fuqishëm. Sipas informacioneve të para, gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motorrë, me kapacitet 300 kuaj fuqi secilli. Ende nuk dihet nëse gomonia do të trasportonte drogë e nëse kjo e fundit mund të jetë hedhur në det.
Deri më tani nuk ka ende konfirmim nga policia. Policia kufitare dhe njësitë e Antidrogës së Fierit si dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kontrolluar të gjithë zonën, për të gjetur persona të dyshuar, apo lëndë narkotike. Zona është patrulluar edhe nga Guardia di Finanza me mjetet e saj lundruese.
Ndërkaq në Karaburun, policia ka zbuluar në një magazinë, një sasi prej rreth 500 kg lënde narkotike. Burimet thonë se janë zbuluar edhe dy gomone me të cilat do të transportohej lënda narkotike. Pavarësisht kësaj, policia nuk ka njoftuar ende zyrtarisht asgjë në lidhje me drogën e kapur në Karaburun.
Tv Klan