Kapet në Itali shqiptari i kërkuar nga autoritetet belge
Një 29-vjeçar ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti europian nga Belgjika, është kapur në Itali në zonën e Chiusdino.
Shqiptari me iniciale A.G akuzohet nga autoritetet belge për armëmbajtje pa leje dhe përdhunim.
Hetimet e palës italiane kishin zbuluar se 29-vjeçari qëndronte i fshehur në një zpnë të populluar me shqiptarë. Sapo ai pa policinë, u fut në banesë për t’u fshehur. Kur policia e ndaloi, shqiptari u dha atyre dokumente të rreme në përpjekje për të shpëtuar.
Por, karabinierët nuk ranë në “kurthin” e tij. 29-vjeçari u dërgua në burgun e Sienës dhe do të ekstradohet drejt Belgjikës për t’u përballur në gjyq me akuzat ndaj tij.
/tvklan.al