Emri/ Kapet në Kakavije i dënuari për vrasje


Emri/ Kapet në Kakavije i dënuari për vrasje

13:44 05/07/2018

Një 47-vjeçar nga Fieri i dënuar për vrasje, është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër.

Ai është Ëngjëllush Agallija, i cili u kap rastësisht duke tentuar të kalonte kufirin në mënyrë ilegale.

Pas verifikimeve, rezultoi se 47-vjeçari është dënuar me 10 vite burg për vrasje me dashje në rrethana rënduese. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë në Shtator 2015.

/tvklan.al






Të ngjashme