Kapet në Kakavijë me pasaportë false afgani
Ahmad Mansour, një 27 – vjeçar nga Afganistani është arrestuar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës. Ndalimi i tij, sipas njoftimit zyrtar të policisë, u bë pasi tentoi të futej me pasaportë false në Shtetin Shqiptar.
“Në P.K.K. Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë ky shtetas ka paraqitur një pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar, e cila pas verifikimeve të bëra dyshohet se është e falsifikuar (pasaporta i përket një shtetasi tjetër dhe ka fotografi tjetër)”
, sqarohet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.
27 – vjeçari duhet të përballet tashmë me akuzën për veprën penale
falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave
./tvklan.al