Kapet në Kapshticë me drogë, pranga 31 – vjeçarit


Kapet në Kapshticë me drogë, pranga 31 – vjeçarit

19:03 09/09/2016

Një 31 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë kufitare të Kapshticës, pasi u kap me 1 kilogramë kanabis.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i ndaluari është Paulin Rika, banues në fshatin Zhejë të Laçit.

Rika u konstatua nga shërbimet e policisë gjatë patrullimit të tyre, në hyrje të fshatit Vishocicë – Devoll. Nga kontrolli fizik atij iu gjet në çantë një sasi prej 1 kilogramë dhe 61.8 gramë kanabis.

Mbi të riun tashmë rëndon akuza për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, ngelur në tentativë”./tvklan.al






Të ngjashme