Kapet në Morinë kosovari i dënuar për terrorizëm  


Kapet në Morinë kosovari i dënuar për terrorizëm  

17:49 29/12/2016

Kukës/ Një 30 – vjeçar nga Kosova është arrestuar për akuzën e terrorizmit në Morinë.

Ai është Enos Begolli, lindur dhe banues në Mitrovicë. Sipas policisë, Begolli ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS.

Pas kryerjes së procedurave ligjore nga autoritetet shqiptare, 30 – vjeçari iu dorëzua strukturave të policisë së Kosovës.

Ndalimi i tij vjen në kuadër masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale./tvklan.al






Të ngjashme