Kapet një piton 4.5 metra i gjatë
Nick Banos dhe Leonardo Sanchez patën një arritje të madhe të shtunën, kur u përballën me një piton 4.5 metra të gjatë dhe 65 kilogramë, e ia dolën që ta nënshtronin zvarranikun gjigant.
Ata e dalluan gjarpërin në shkurre pranë një rezervuari dhe u hodhën për ta kapur.“Na u desh të luftonim në ato shkurre për të dalë
”, tha 24 – vjeçari Banos për CBS News. “Ky gjarpër mund të heqë lehtësisht 'qafe' një burrë që peshon 77 kilogramë”.
Pas disa minutash, dy gjuetarët ia dolën që ta merrnin situatën nën kontroll. Njëri prej tyre e kapi gjapërin nga koka e tjetri nga bishti.“Është e rëndësishme të sigurohesh që e ke kapur mirë në të kundërt do të jetë tepër e vështirë për ta mbajtur nën kontroll”
, shpjegojnë ata. Dyshja punon për departamentin e Menaxhimit të Ujërave në Floridan Jugore, që ka krijuar një program pilot për eleminimin e pitonëve, për mbrojtjen e zonës./tvklan.al