Kapet një prej autorëve të plagosjeve në Orikum e Himarë


Kapet një prej autorëve të plagosjeve në Orikum e Himarë

09:36 23/12/2017

Është vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të plagosjeve në Orikum dhe Himarë përgjatë muajit Dhjetor.

34-vjeçari Gentjan Binishi, banues në Kuçovë, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim si bashkautor në ngjarjet e datave 13 dhe 22 Dhjetor.   Ai sëbashku me një tjetër bashkautor plagosën me armë zjarri një 23-vjeçar në hyrje të Orikumit më 13 Dhjetor, ndërsa më pak se dhjetë ditë më vonë në aksin rrugor Himarë-Palasë ata dëmtuan jashtë rrezikut për jetën një shofer taksie me armë zjarri imituese.

Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër në këto dy ngjarje.

Binishi do të përballet në gjykatë me akuzat ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja paleje e armëve luftarake dhe e municionit”, si edhe ”Heqja e paligjshme e lirisë e kryer ne bashkëpunim”.

/tvklan.al






Të ngjashme