Kapet një sasi droge në Itali. Trafikatët dyshohen të jenë shqiptarë (11 Gusht 1998)
Rreth një ton marihuanë u zbulua nga Policia Italiane në rajonin e Puglias. Lënda narkotike ishte sistemuar në gjashtë thasë të cilat ishin fshehur në një pyll 18 kilometra në jug të Leçes. Policia po kontrollonte për klandestinë kur ka gjetur 700 kilogramë marihuanë si dhe disa rroba të lagura që ishin lënë përreth. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare dyshohet se sasia e madhe e drogës është sjellë me skaf nga trafikantë shqiptarë.tvklan.al
Gazetar : Roland Zili