Kapet njëri prej shqiptarëve të arratisur nga burgu


Kapet njëri prej shqiptarëve të arratisur nga burgu

15:27 04/01/2018

Policia greke ka arrestuar njërin prej tre shqiptarëve të arratisur nga paraburgimi i Athinës. Ai është 35 vjeç, i akuzuar për trafik droge.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u arrestua në zonën e Menidit, një lagje në Athinë.

Ndërkohë vijon kërkimi për dy shqiptarët e tjerë të arratisur. Nga dy shqiptarët që janë në kërkim, njëri është i akuzuar për vrasje kurse tjetri sërish për trafik droge.

Tre shqiptarët u arratisën në mesnatë nga paraburgimi që ndodhet në rajonin e Atikës në Athinë. Së bashku me ta tentoi të arratisej edhe një i burgosur gjeorgjian, por u arrestua në kohë nga gardianët. 

/tvklan.al






Të ngjashme