Kapet pas 23 vjetësh bosi i Ndragheta-s
Rocco Morabito një prej mafiozëve më të kërkuar në Itali u arrestua në Uruguai pas 23 vjetësh në arrati.
Morabito ishte një nga bosët e mafias kalabreze, Ndrangheta. Ai konsiderohej si “mbreti i kokainës”, kryesisht në Milano. Ai është dënuar nga gjykata italiane me 30 vite burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze, trafikim lëndësh narkotike dhe krime të tjera. 50-vjeçari u arrestua në vilën e tij luksoze në një qytet bregdetar uruguaian. Në banesën e tij policia gjeti disa telefona, karta të ndryshme identiteti dhe një shumë parash./Tv Klan