Kapet pas 27 vjetësh i dënuari për vrasje


Kapet pas 27 vjetësh i dënuari për vrasje

10:56 15/06/2018

Një 79-vjeçar i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasje është arrestuar nga policia në Mallakastër. Ai është Kadri Rustemi, banues në Lavdan dhe është autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin ’91.

“Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”,

sqarohet në një njoftim të policisë.

Më 26 Korrik të vitit 1991 Kadri Rustemi ka vrarë me armë gjahu një person me iniciale Xh.H dhe ka tentuar të vrasë një tjetër, A.H, banues në Mallakastër.

/tvklan.al






Të ngjashme