Kapet Gëzim Sallaku, president i një klubi futbolli


Kapet Gëzim Sallaku, president i një klubi futbolli

09:56 07/11/2018

Pas Saimir Sallakut, policia italiane vuri në pranga mbrëmjen e kaluar edhe 4 vëllezërit e tij në një operacion të gjerë. Në pranga ranë edhe Gezim, Isuf, Gazmir dhe Taulant Sallaku të cilët akuzohen për trafik droge. Gëzim Sallaku është i njohur në Itali si biznesmen pasi ai ka në pronësi edhe klubin e futbollit Darfo që luan në Serinë D.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 3 armë pa leje dhe municione të fshehura në garazh. 43-vjeçari është akuzuar edhe në të kaluarën për pastrim parash dhe shmangie të taksave.

Arrestimet u kryen nga prokuroria e Breshias e cila vuri në pranga gjithsej 22 persona, shqiptarë dhe italianë.

Hetimet kishin nisur në nëntor të vitit të kaluar pas zbulimit të një laboratori droge në Bergamo. Deri tani janë arrestuar 30 persona pjesë e këtij rrjeti. Policia thotë se ka sekuestruar sasi të mëdha droge, dhe 100 mijë Euro kesh.

Tv Klan






Të ngjashme