Kapet shqiptari i arratisur prej dy vitesh, vazhdonte “zakonin e vjetër”
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar i dënuar më parë për drogë.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i dënuar nga gjykata e Alatarit, një provincë në Frosinone, me pesë vjet dhe shtatë muaj heqje lirie, por ai nuk kishte përfunduar kurrë pas hekurave të burgut, pasi kishte arritur të arratisej.
Sipas mediave lokale, shqiptari kishte ndërruar identitet dhe vazhdonte sërish të shpërndante drogë.
Ai ishte denoncuar nga disa banorë vendas për dhunë. Në një kontroll në shtëpinë e tij policia bllokoi tetë doza me kokainë dhe dy dokumente të falsifikuara. Shqiptari kishte marrë edhe një apartament tjetër të cilin e përdorte për të mbajtur drogën.
/tvklan.al