22:25 06/03/2018Bullgari- Një shqiptar është kapur me 37 kg heroinë në automjetin e tij. Shqiptari është arrestuar nga punonjësit e doganës në pikën e kontrollit mbi urën e Danubit, pasi po tentonte të kalonte kufirin. Siç raportojnë dhe mediat bullgare, droga është sekuestruar në makinën, e cila drejtohej nga shqiptari, rezident në Itali.
Punonjësit e doganës, kanë bërë kontrollin e makinës dhe ndërkohë kanë parë ndryshime të çuditshme tek makina. Më pas ata kanë gjetur 68 pako me drogë e fshehur në pjesën e poshtme të makinës, dhe secila nga pakot peshonte afro 550 gram.
Deri më tani nuk bëhet ende i ditur emri i shqiptari të arrestuar. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të mësuar se nga vinte droga dhe ku ishte destinacioni.