Kapet “skifteri” 24- vjeçar, bënte kërdinë duke vjedhur banesa
Një i ri është vënë në pranga, pasi ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Sarandës. Në operacionin e quajtur ”Speed”, policia ka arrestuar Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3”, Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin ”Speed”, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3”, Sarandë.
U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :
Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..
Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..
Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..
Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..
Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”./
tvklan.al