Arrestohet trafikanti shqiptar i kërkuar për 2 ton kanabis
I shpallur në kërkim që prej shtatorit të vitit 2016, policia italiane ka mundur të arrestojë një shqiptar për trafik droge.
Ai është një 57-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndaj tij Gjykata e Bolonjës ka lëshuar urdhër-arresti para rreth 1 viti për një ngarkesë droge të nisur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Bëhet fjalë për trafik droge prej 2 tonësh në vitin 2014, që u godit nga policia italiane.
57-vjeçari shqiptar ishte i përfshirë në këtë rast të transportit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u kap dje në zonën e Piazza Mazzini duke udhëtuar me një furgon të bardhë me targa gjermane.
Ky mjet ngriti dyshimet e policisë dhe u ndalua për një kontroll. Pas verifikimeve, rezultoi se shqiptari ka qenë i kërkuar.
/tvklan.al