Kapet turku në kërkim, ushtronte profesionin e dentistit pa diplomë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 47 – vjeçar me kombësi turke, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është Yukse Uzer dhe sipas policisë, për të kishte një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e drejtësisë turke.
Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar e ka dënuar këtë 47 – vjeçarin me 2 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentisitit, pa patur dokument diplomimi në Turqi.
Yukse Uzer mësohet se ishte arratisur nga shteti turk dhe fshihej në qytetin e Vlorës./tvklan.al