Kapet tutorja, e kishte kthyer lokalin në biznes prostitucioni
Tutorja, vajza të cilën shfrytëzonte për prostitucion, si dhe një person tjetër që ishte në dijeni të këtij ‘biznesi’, kanë përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës. Burime zyrtare sqarojnë se pas një hetimi disa mujor u bë i mundur dokumentimin ligjor i një rasti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.
Në pranga përfunduan Vasilika L., 46 vjeçe, E.A, 34 vjeçe, si dhe Vladimir Koleta, 50 vjeç.
“Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me E.A. kundrejt shumave të ndryshme
“, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.
/tvklan.al