“Kapet” ushtari tjetër shqiptar duke bërë me duar shqiponjën
Mediat greke kanë nisur gjuetinë për të gjetur ushtarët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë bërë me duar shqiponjën.
Pas fotos së publikuar disa ditë më parë, të 7 ushtarëve me origjinë shqiptare të cilët kanë bërë me duar shqiponjën në mediat grek është publikuar një tjetër foto. Aty është një ushtar roje i cili bën me duar shqiponjën. Mediat greke thonë se ende nuk dihet nëse është e vërtetë kjo foto, apo montazh, por Shtabi i Përgjithshëm ka nisur një hetim. Në këtë rast shkruan “Newsit.gr” është dhe më e rëndë pasi ushtari “mbron” magazinat e ushtrisë greke ku mbahen automjetet e blinduara dhe tanke./ tvklan.al