Kapet vrasësi në Durrës – (15 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Zbulohet dhe arrestohet në kohë rekord autori i vrasjes së djeshme ndaj Alban Danit. Zyrtarë të lart të policisë Durrës bën të ditur se pas një pune intensive hetues të ngjarjes është zbardhur një pjesë e vrasjes së të riut Dani, dje në pistën Iliria në plazhin e Durrësit. Sipas nëndrejtorit të policisë së Durrësit Arben Ruçi, policia ka arrestuar Vladimir Shytin si i dyshuari kryesor i vrasjes. Pas kontrollit në shtëpinë e të riut durrsak janë gjetur edhe armët e krimit, që kanë qëlluar Dani dhe shokun e tij Lamaj.
Burime nga prokuroria e përgjithshme pohojnë se i arrestuari i sotëm Vladimir Shyti është një ndër autorët e vrasjes së Alban Danit. Hetime të përbashkëta të prokurorisë së Durrësit dhe asaj të përgjithshme po vazhdojnë për të sqaruar rolin e Shytit në vrasje nëse ai është ekzekutori apo bashkëpuntori, si dhe po kërkohet presoni i dytë i implikuar në vrasje.
Ndërkohe që një ditë pas vrasjes në Durres gjendet një prej autorëve të saj sot është varrosur Alban Dani. Zyrtarë të policisë dhe prokurorisë së Tiranës vetëm pak pas ekzekutimit të Danit dje në mesditë, bën të ditur se ai ishte një ndër shokët e pakët të mbetur nga grupi Gina-Shehu. Arrestimi i të riut Shyti si dhe ai i Roland Kosturit dhe dëshmitë e tyre mund të zbardhin sadopak historitë misterioze të 18 vrasjeve të njëpasnjëshme që eleminuan ish-shokët e një grupi.
Ndërkohë ministri i Rendit Spartak Poçi i pyetur sot nga Klan për rritjen e numrit të vrasjeve shprehet se policia po bën punën e vetë. Janë arrestuar në kohë rekord tha ministri Poçi pothuajse të gjithë ekzekutorët./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj