Kapitullon ISIS, forcat siriane çlirojnë Baguzin
Pesë vjet nga krijimi i Kalifatit, i ashtuquajturi Shteti Islamik mposhtet përfundimisht nga Forcat Demokratike Siriane. Batalioni rebel i qeverisë së Bashar Al-Assad, i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arritën të çlirojnë pas disa javë betejash, bastionin e fundit të mbajtur nga ISIS, Baguzin. Zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, Mustafa Bali, tha se ky ishte fundi i Kalifatit.
“Kjo fitore u dedikohet kurdëve, arabëve, sirianëve dhe të gjithë kombeve në botë. Rrëzuam ISIS-in, ata morën fund”.
Kapitullimi i Shtetit Islamik u paralajmërua edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili tregoi përpara gazetarëve hartën e pastruar nga organizata terrroriste.
“Ja ku është harta e ISIS në ditën kur jam zgjedhur President dhe kjo është ajo që kemi tani”.
Pavarësisht kapitullimit, ISIS mbetet një rrezik i madh për sigurinë në botë, pasi degët e organizatës terroriste shtriheshin përtej territorit.
Në kulmin e tij, Shteti Islamik kontrollonte një sipërfaqe të madhe sa Britania e Madhe, e përhapur në Irak dhe Siri. Lideri i terroristëve, themeluesi i kalifatit Abu Bakr-Al Bagdadi, mendohet të jetë vrarë në bombardimet amerikane, por prova konkrete për eliminimin e tij nuk ka.
TV Klan