Kapja e kokainës në Durrës, reagon SHBA dhe BE
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu thotë se
“kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje”.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”.
Edhe Bashkimi Europian përgëzoi doganën dhe policinë shqiptare️ për operacionin e suksesshëm në kapjen e 614 kg kokainë në portin e Durrësit.
“Ju lumtë dora dhe vazhdoni kështu me luftën kundër krimit të organizuar.
Krimi i organizuar nuk mund të fitojë mbi forcën e ligjit. Shteti shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës”,
thuhet në një reagim të Bashkimit Europian në vendin tonë.
/tvklan.al