Kapriçot e motit në fundjavë
Bëni mirë që këtë fundjavë ta mbani çadrën me vetë, pasi moti do të bëjë “teka” herë pas here.
Dita e shtunë
do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore. Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
Ndërsa
ditën e diel
veriu dhe qendra do të dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut. Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezent.
Tabloja termike: E shtuna sjell rritje të lehtë në vlerat termike të mesditës por e diela sjell një rënie të theksuar në të dy vlerat ekstremale ditore./tvklan.al