Karantina, disa supermarkete do të ofrojnë shërbimin e dërgesave në shtëpi
Marrë shkak nga situata e krijuar pas rasteve të konfirmuara edhe në vendin tonë me koronavirus, disa supermarkete kanë menduar një zgjidhje për qytetarët.
Për shkak të karantinës dhe për të evituar radhët në supermarkete, disa prek këtyre subjekteve kanë nisur të shpërndajnë porositë në banesat e qytetarëve, madje dhe pa kosto shtesë.
Këtë e ka pohuar gazetarja Oliana Maloku,, gjatë një komunikimi me Blendi Fevziun në “Opinion”.
“Nga supermarketet, kemi kontaktuar dhe kanë filluar të mbyllen fizikisht përkohësisht disa prej tyre, e kanë nisur që t’i dërgojnë në shtëpi porositë e qytetarëve, madje edhe falas për të shmangur kontaktet dhe radhët”. /tvklan.al