Karantina e shqiptarëve të Preshevës


Karantina e shqiptarëve të Preshevës

21:29 19/04/2020

Nuk ka të prekur në zonë, por izolimi zbatohet nga të gjithë

Krenar Halimi, është fotograf dhe diku në muajin Mars ka qenë në fund të ditës. Preshevarët e kanë afër kufirin me Maqedoninë Veriore dhe Kumanovën.

Zakonisht shumë prej tyre karburant blejnë andej kufirit pasi çmimet dallojnë për serbët dhjetëra cent për litër. Kështu kishte vazhduar edhe fotografi rrugën dhe kishte blerë karburant andej kufirit pa zbritur nga makina. Ditë më vonë ditësh në adresën e tij arriti policia dhe e njoftoi se duhej të rrinte i izoluar.

Krenari thotë se ditët i ka shtyrë më së shumti duke dalë ndonjëherë vetëm sipër ndërtesës. Kohën jashtë e kishte ëndërruar dhe ditët vështirë kalonin.

“Lugina e Preshevës nuk është një nga zonat vatra ende, por masat janë marrë. Si gjithandej rrugët janë të boshatisura dhe gjithçka është mbyllur dhe punojnë vetëm ata që janë të nevojshëm. Autoritetet i kanë marrë masat dhe kanë hapur qendrat për Covid-19”.

Fotografi preshevar tani mund të kthehet në punë. Kjo i duket mundësi e madhe pasi liria e tij ka qenë në pak metra katrorë. Më mirë pak se sa fare.

Në gjithë Serbinë në vet izolim fatin e kanë patur të jenë rreth 75 mijë persona. Nga Presheva rreth 2 mijë, që e bën qytetin e gjashtë në nivel shteti me numrin e të izoluarve nga i njëjti vend. 

Tv Klan






Të ngjashme