Karantina e të varfërve
Kjo është një nga lagjet pranë zonës së Oxhakut në Tiranë, ku janë përqendruar edhe disa nga familjet rome. Higjiena lë shumë për të dëshiruar, kjo sa nga neglizhenca e vetë banorëve, aq edhe për shkak të banesave aspak të përshtatshme.
Për këtë arsye, edhe mundësia që ata të sëmuren është më e madhe. E megjithatë, këta banorë janë izoluar. Kjo është Sanije Sharra, një pensioniste që jeton e vetme, e sëmurë dhe me të ardhura minimale.
Kjo situatë e krijuar ka sjellë vështirësi për ata njerëz të cilët të ardhurat e tyre i sigurojnë nga puna e ditës.
Ky është Osman Sina, banor i lagjes pranë poliklinikës nr 10. Ai tregon se çfarë po ndodh me familjen e tij, pjesë e së cilës janë edhe tre fëmijë të vegjël. Ai preferoi të fliste jashtë banese, kjo për sigurinë tonë dhe të anëtarëve të familjes së tij.
Mbyllja në shtëpi është një masë e detyrueshme për të mos përhapur virusin, por ajo ka krijuar vështirësi të mëdha për familjet e varfra që jetesën e kanë të varur nga puna e çdo dite.
Klan Plus