Karantina, fikson fëmijët pas teknologjisë
Psikologët: Shkak për obezitet dhe çrregullime të gjumit
Mbajtja e fëmijëve larg telefonit, televizorit, laptopit apo kompjuterit në kushtet e karantinës u bë e pamundur.
Izolimi brenda mureve të shtëpisë si pasojë e koronavirusit ka bërë që fëmijët të lidhen më shumë pas teknologjisë dhe të harrojnë lojërat në natyrë.
Por ekspertët vazhdojnë të jenë të mendimit se përdorimi me orë të zgjatura i teknologjisë dhe për më tepër në kushtet e mungesës totale të aktivitetit fizik shkakton dëme tek fëmijët.
Edhe pse të gjithë janë përballur me vështirësi për gjatë 8 javëve të izolimit total, psikologët thonë se disa kategori e kanë vuajtur më tepër mungesën e daljes në natyrë.
“Të sëmurët kronikë kanë përjetuar me tepër vështirësi, personat me aftësi të kufizuar, ata që kanë pjesëtarë me çrregullime të shëndetit mendor”.
Por kur e gjitha kjo të mbarojë, psikologët mendojnë se disa do ta harrojnë shpejt dhe do t’i rikthehen jetës së përhershme, por për disa të tjerë mënyra e kujdesshme e të jetuarit dhe mbajtja e distancës do të mbetet pjesë e rutinës së tyre.
Tv Klan