Karantina nuk e ndalon Selena Gomez
Edhe pse Covid-19 vijon t’i mbajë të izoluar të gjithë njerëzit, kjo nuk i ka ndalur artistët që të publikojnë edhe hite në kushte karantine. Shumë prej tyre kanë improvizuar studio për të zhvilluar projektet e tyre muzikore.
Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez po i bashkohet këtij trendi. Ajo ka ndarë për fansat një fotografi nga studio e krijuar nga vetë ajo në shtëpi.
Ende nuk dihet nëse në planet e afërta të Selenës është krijimi i ndonjë hiti tjetër. Në 10 Prill, këngëtarja nxori këngën “Boyfriend” e cila deri më tani ka kapur 31 milionë shikime në YouTube.
Klan Plus