Karantina nxit kërkesën për qenushë
Rritësit e qenve rrisin çmimet për të frenuar blerjet
Karantina e gjatë në Britani të Madhe ka rritur kërkesën për qenushë. Por rritësit e tyre janë të shqetësuar se shumë familje do të heqin dorë menjëherë pasi të përfundojë mbyllja, kur të kuptojnë edhe shkallën e përgjegjësisë që kanë përpara.
Kërkesa është rritur me 180 përqind krahasuar me një vit më parë dhe arsyeja janë fëmijët. Prinderit janë gjendur në vështirësi gjatë mbylljes mbi 11-javore dhe një qen është zgjidhja për argëtimin e tyre.
Të frikësuar se disa qenushë mund të jepen në qendrat e shpëtimit pasi jeta të kthehet në normalitet, tregtarët po kërkojnë sa më shumë informacione për pronarët e rinj të mundshëm.
Një shqetësim i madh i tyre është ankthi i ndarjes që mund të përjetojnë këlyshët, pasi ka shumë diferenca mes një qeni të vogël dhe një të rritur plotësisht. Dhe për të frenuar blerjen, çmimet e qenushëve janë rritur disafish.
Tv Klan