Karantinë e detyrueshme për disa shtete amerikane


Karantinë e detyrueshme për disa shtete amerikane

15:20 25/06/2020

New York-u, New Jersey-t dhe Cennecticut u kanë kërkuar njerëzve që udhëtojnë nga shtete që kanë raste në rritje me Covid-19 që të shkojnë në vetëizolim për 14 ditë.

Guvernatori i New Jersey-t tha se njerëzit në këto shtete kanë kaluar një situatë të vështirë dhe nuk duan që të rikthehen me raste të reja infeksionesh.

Disa shtete jugore dhe perëndimore kanë raportuar për një numër rekord rastesh. Universiteti i Uashingtonin parashikon 180 mijë viktima nga Tetori nëse 95% e amerikanëve mbajnë maska.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 2.3 milionë të infektuar dhe më shumë se 121 mijë viktima. Zyrtarët e shëndetësisë janë shprehur se javët e ardhshme janë të rëndësishme që të ndalohen shpërthimet e koronavirusit.

Të njëjtën gjë e paralajmëroi edhe eksperti numri 1 i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci. Ai tha se tashmë po shohim një rritje shqetësuese të infeksioneve. Ai i bëri thirrje amerikanëve që të respektojnë distancën sociale.

“Plani A , mos shkoni nëpër turma. Plani B, nëse e bëni, sigurohuni që do të vishni një maskë”, tha Fauci.

Subjekt të karantinës janë udhëtarët që udhëtojnë nga Albama, Arkansas, Arizona, Florida, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Teksasi dhe Utah./tvklan.al






Të ngjashme