Kardiokirugu i njohur turk: Pse vendosa të vij në Shqipëri
Autori: Blendi Fevziu
23:35 26/07/2010Kardiokirurgu i njohur turk, Prof. Dr. Nejir Tuncay Eren, i cili është bashkëthemeluesi i një spitali privat në Tiranë, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku foli për sëmundjet dhe ndërhyrjet kirurgjikale të zemrës, si dhe për reformimin e shëndetësisë në Shqipëri.
Përsa i përket vendimit të tij për të ushtruar profesionin e tij në vendin tonë, Eren u shpreh: “Kam ardhur si fillim në bazë të një ftese nga një mik i imi. Prej vitesh kisha shumë pacientë shqiptarë që operoheshin në spitalin tonë. Jam ftuar nga të afërmit e pacientëve që kam operuar në Ankara. Kurioziteti më shtyu si fillim për të ardhur në Shqipëri. Por më vonë, me rritjen e pacientëve në Ankara, u bë e detyrueshme të vija dhe t’i vizitoja këtu për t’i patur më afër”./tvklan.al