Karkaleca në petull (Video)


Karkaleca në petull (Video)

14:10 01/04/2019

Përbërësit:

200 gr karkaleca

100 gr miell

50 gr niseshte

1 karotë

1 qepë

1 avokado

1 limon

Pak lakër aisberg

Pak xhinxher

Ujë i ftohtë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë karkalecat nga lëkura, i vendosim nëpër stikadentë dhe më pas në frigorifer tek ngrirja. Në një tas rrahim vezët, shtojmë pak miell, pak niseshte dhe ujë shumë të ftohtë. I përziejmë derisa të formohet brumi dhe e vendosim në ngrirje. Vendosim në mikser avokadon, pak limon, pak xhinxher, pak qepë të njomë, kripë, piper, vaj dhe i bëjmë krem. Më pas presim lakrën aisberg imët, karotën në feta të holla dhe qepën. I marinojmë me limon dhe vaj ulliri dhe është gati. Heqim nga ngrirja karkalecat, i lyejmë me brumë dhe i vendosim të skuqen.

/tvklan.al  






Të ngjashme